Polonia rrezikon të humbasë të drejtën e saj të votimit në BE nëse qeveria e saj vendos të shkojë më tej me zbatimin e një prej katër reformave të diskutueshme gjyqësore, njoftoi sot Komisioni Evropian.
Komisioni Evropian ka nisur sot një proces ligjor kundër Polonisë mbi një nga dy reformat gjyqësore të diskutueshme të vendit, njoftoi nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.
Legjislacioni, i cili i mundëson ministrit të Drejtësisë fuqinë për të punësuar dhe shkarkuar krerët e gjykatave më të ulëta të Polonisë, u dekretua të martën nga presidenti polak , Andrzej Duda.
BE-ja nuk e miratoi ligjin polak sepse ai paraqiste mosha të ndryshme të daljes në pension për gjyqtarët femra dhe meshkuj duke përbërë një shkelje të ligjit kundër diskriminimit të BE-së.
Timmermans tha se komisioni do t’i dërgojë Polonisë një letër njoftimi zyrtare, në momentin që ligji do të publikohet.
Gjithashtu, Komisioni Evropian ka dërguar një sërë rekomandimesh në Poloni duke theksuar se reformat e tjera të propozuara do të paraqisnin një kërcënim ndaj rregullave ligjore në vend.
Timmermans tha se nëse Polonia vendos të shkojë përpara me një reformë që lejon shkarkimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nga parlamenti, BE-ja do të nisë një proces ligjor sipas nenit 7 të traktatit të BE-së, i cili mund të çojë në pezullimin e të drejtave të votimit të Polonisë në BE.