Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë arritur marrëveshje formale për tregti të lirë.
Marrëveshja hapë rrugë për tregtinë e mallrave pa pengesa tarifore mes dy ekonomive më të mëdha të botës, transmeton Express.
Megjithatë, pak detaje specifike dihen dhe një marrëveshje e plotë dhe funksionale mund të marrë kohë.
Dy nga sektorët më të rëndësishëm janë makinat japoneze dhe, për Evropën, mallrat bujqësore drejt Japonisë.
Plani skicë është nënshkruar në Bruksel pas një takimi mes kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në prag të takimit të grupit të G20 të ekonomive kryesore në Hamburg./Express/