Moti i ftoftë dhe me reshje të borës do të vazhdoj edhe për disa ditë.
Kështu të paktën thonë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për Gazeta Blic tha se ky moti do të vazhdoj të jetë i tillë edhe ditëve në vijim.
“Vikendi do të jetë i ftohtë deri -19 grade, reshjet do të dobësohen gjatë ditës me temperatura të ulëta”, tha ai.
“Bora do të jetë prezentë për një periudhe të gjatë”, janë fjalët e Besim Aliut.
Ndryshe, Kosova nga e mërkura në mbrëmje është kapluar nga bora e madhe dhe nga temperaturat e ulëta. /GazetaBlic.com
Tags:moti