Aktuale

Ja çka u bëri deputeti Sami Kurteshi policëve të Kosovës (Video)

Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj-Bujupin.

Arrestimi i tyre u bë derisa po shkonin drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa kjo ka bërë që të ketë tensione mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe Policisë.

Pas arrestimit, deputeti Sami Kurteshi ka fotografuar me radhë policët që po qëndronin të qetë para Kuvendit, e që sipas tij nuk kishin numra identifikues.

Për më shumë mund të shihni në këtë videon e KosovaPress e cila tërë kohën ishte drejtpërdrejt gjatë arrestimit dhe pas arrestimit./KosovaPress/