Aktuale

Ja çka pritet të ndodh në takimin Thaçi-Kurti

Takimi ndërmjet Hashim Thaçit e Albin Kurtit që pritet të në pasditen e sotme duket se nuk mund të sjell diçka më shumë në politikë përveç asaj se mund të jetë një spektakël politik.

Analisti politik Faton Abdullahu në një postim të tij në facebokk ka shpjeguar se çka mund të ndodh në takimin e sotëm që sipas tij sigurisht se mund të jetë edhe takim i rëndësishëm por që edhe ky takim mund të harrohet shpejtë dhe mund të jetë mbase i dështuar.

Fajin për mos arritjen e marrëveshjes e kanë LV dhe LDK, askush tjetër.

Postimi i plotë:

Thaçi – Kurti

Nëse vështrohet nga prizma e raporteve të kaluara dhe akuzave të ndërsjella, sot takimi Thaçi – Kurti do të jetë takim i rëndësishëm, mbase edhe spektakël politik. Por ky takim mund të harrohet shpejtë, mund të jetë mbase i dështuar, nëse shihet nga perspektiva e krijimit të qeverisë. Në këtë aspekt qytetarëve sot ju intereson e ardhmja. Thaçi nuk mund të bëjë shumë që ta shtyj këtë proces përpara, i prolonguar tani më pajustifikueshëm. Fajin për mos arritjen e marrëveshjes e kanë LV dhe LDK, askush tjetër. Në rend të parë sepse këtyre dy forcave politike po ju mungon.

1) Guximi institucionalist. LDK është institucionaliste, por nuk është e guximshme, kurse LV është e guximshme, por jo institucionalisht e guximshme.

2) Besimi i ndërsjellë. Këto dy subjekte dyshojnë shumë ndaj njëra tjetrës dhe ‘besimin’ mundohen ta sigurojnë duke marrë më shumë pushtet se pala tjetër, për të siguruar rahati qeverisëse, gjë që nuk po funksionon.

3) Përkrahja nga jashtë. Deri më tani nuk ka kurrfarë fakte të forta (përveç deklaratave të vakëta) që na japin të drejtë të konstatojmë se partnerët tanë ndërkombëtar e përkrahin plotësisht dhe pa rezervë koalicionin LV – LDK.

the authorGazetaKNN