Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po qëndron në Moskë të Rusisë.
Nga atje, Bebe ka sjell gjatë ditës vazhdimisht imazhe të reja, ku pamë se u prit shumë mirë nga fansat e saj atje, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo publikoi disa imazhe në të cilat shihet se dikush ia ka mbushur dhomën përplot me trëndafile.
Bebe po qëndron atje si e ftuar për të performuar në koncertin “Evropa Plus”, ku ishte e ftuar edhe Era Istrefi e cila pas një kërcënimi që kishte marrë, e ka anuluar pjesëmarrjen në atë koncert.
Përveç Bebe Rexhës në Rusi po qëndron edhe Dua Lipa dhe Arilena Ara, pjesëmarrja e kësaj të fundit dyshohej se mund të anulohej, pas asaj që i ndodhi Erës.