Ramush Haradinaj, sot pati kohë që të ndërrojë disa llafe me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Këtë muhabet Haradinaj e bëri gjatë kohës që po mbahej Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe seanca u shty për gati dy orë.
Haradinaj shfrytëzoi këtë hapësirë për të folur me secilin deputet të Kuvendit.
Nuk dihet biseda mes kryeministrit dhe deputetëve, por nga pamjet e KosovaPress shihet se muhabeti shkonte goxha mirë./KosovaPress/