Aleancës Kosova e Re sot i është bashkuar edhe njëri nga njohësit më të mirë të fushës së ekonomisë në Kosovë, dhe gazetari shumëvjeçar, Ibrahim Rexhepi, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Pacolli në një shënim në Facebook, ku ka theksuar se AKR është bërë shumë më e fuqishme me anëtarësimin e Rexheput në këtë parti.
Shënimi i plotë i Pacollit:
AKR po forcohet…
Kam kënaqësinë që të prezentoj një njeri të rëndësishëm për AKR. Nga sot e tutje #AKR është më e fuqishme ngase pjesë e saj u bë edhe z. Ibrahim Rexhepi, njëri ndër njohësit më të mirë të çështjeve ekonomike në vend. Ibrahimi do të jetë bashkëudhëtar i imi në sfidën për ta bërë Kosovën vend më të mirë për të jetuar, vend me zhvillim ekonomik dhe me perspektivë punësimi për të rinjtë e të rejat e Kosovës
#AKR shpresë për #Rininë