Aktuale

Ja cilat rrugë të Maqedonisë janë mbuluar me borë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Krushevë, Dibër, Kodrën e Diellit dhe në grykat malore Gjavatë, Bukovë dhe Pletvar.

Në mbarë Maqedoni fryn erë e përforcuar veriore, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.