Aktuale

Ja cilat qytete do të mbeten pa rrymë në dy ditët e ardhshme

KEDS-i të mërkurën ka publikuar orarin e ri të reduktimeve për ditën e enjte dhe të premte, ku ka bërë të ditur lokacionet të cilat do të mbeten pa energji elektrike.

Lista e qyteteve që sipas KEDS-it do të përballen me reduktime të furnizimit me energji elektrike:

Ferizaj

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit.

Më 10.03.2017 në  NS 35/10 kV Ferizaj lll do të shkyçet: Dalja 10 kV   Graçkes (Kodi:40042002)    prej orës 09:00 -2:00 dhe nga ora 15:00-18:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhancë,Kashtanjevë,Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private. Arsyeja e ndërprerjes: lëshimi i transformatorit të ri .Lot 9.

Më 09.03.2017 në  NS 35/10 kV Shtërpcë do të shkyçet: Dalja 10 kV   Gotovusha-Brod (Kodi:40044005)    prej orës 11:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtërpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Palojë, Gotovushë, Drekoc, Viqë, Firaj dhe  Brod. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave të TS 10 kV.

Më 10.03.2017 në  NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet: Dalja 10 kV   Ujëvara (Kodi:40041011)    prej orës 09:15 deri në orën 9:30 dhe nga ora 15:45 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Nerodimes, Ujvara, Frigoriferi dhe Barakat. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i ormanit të tensionit të ulët në TS 10/04 kV.

Më 10.03.2017 në  NS 35/10 kV Shtime do të shkyçet: Dalja 10 kV   Drejtimi i Caralevës (Kodi:41046004)    prej orës 13:30 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Caraleva, Reçaku,Belinci, Topillë, Llanishtë, Devetakë, Grajqevcë, Zborcë dhe Petreshticë.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Më 10.03.2017 në  NS 35/10 kV Kaqanik do të shkyçet: Dalja 10 kV   Fshatrat -Voskopoja (Kodi:40043001)    prej orës 13:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Voskopoja, Trupaj, Trimor, Bicaj (Biqevc),Pallosh (Biqevc), Nikaj, Tushaj – Soponica, Malsi (Malzezi), Vatë, Nikaj dhe biznise private. Arsyeja e ndërprerjes: Dislokim i përhershëm i LP 10kV nga traseja e autostradës Prishtinë-Shkup.

Prishtina

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

Më 10.03.2017 në  NS 110/35/10 kV Palaj  do të shkyçet: Dalja 10 kV   Fidanishte (Kodi:18024003)    prej orës 11:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Palaj, Hashanët-Kastrioti, Fidanishte-Kastriot, Elektromonti  dhe Interingu.

Arsyeja e ndërprerjes: Demontimi i tri shtyllave të dëmtuara.

Më 10.03.2017 në  NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet: Dalja 10 kV   Qirezi (Kodi:74000004)    prej orës 11:00 deri në orën16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Polaci, Krushefci, Dashefci, Qirezi, Baksi, Kozhica, Prellofci, Kracmirofci, Krasaliqi, Likoshani, Gradica dhe Godanci. Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave të 10kV (evitimi i rrezikut).