ShowBiz

Ja cilat janë komentet për Rita Orën si refugjate

Donald Trump, ka pezulluar hyrjen e refugjatëve nga disa vende myslimane, dhe ka ndaluar hyrjen e refugjatëve sirianë.

Njerëzit kanë dalë në protesta, derisa persona të njohur flasin publikisht kundër këtij vendimi. Mediat në anën tjetër, na kujtojnë njerëzit e rëndësishëm në histori, shkencë dhe art që kanë qenë refugjatë, transmeton KosovaPress.

Mila Kunis: Familja e saj ka ardhur në Amerikë nga Bashkimi Sovjetik gjatë viteve të vështira të marrëdhënieve mes vendeve. “Gruaja ime ka ardhur në këtë vend me një vizë refugjatësh në mes të Luftës së Ftohtë. Po më zien gjaku tani!”, shkruan bashkëshorti i saj Kutcher.

Albert Einstein: Fituesi i çmimit Nobel në Fizikë, Albert Einstein, la Gjermaninë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1933 për t’i shpëtuar partisë naziste. “Unë do të jetoj në një vend, ku mbretëron liria politike, toleranca dhe barazia e të gjithë njerëzve”, ka thënë ai për largimin në Shtetet e Bashkuara.

Rita Ora: Këngëtarja e pop-it dhe familja e saj ikën nga Kosova në Britaninë e Madhe kur Rita ishte vetëm një vjeç.

Alek Wek: Top modelja Alek Wek, është një ish-refugjate nga Sudani. Ajo dhe familja e saj kanë ikur nga lufta civile në shtetin afrikan dhe pas shumë mundimesh kanë mbërritur në Londër.

Freddie Mercury: Këngëtari kryesor i The Queen ka lindur në ishullin e Afrikës, Zanzibar dhe u rrit mes Zanzibarit dhe Indisë. Një revolucion shpërtheu në ishull kur familja e tij po jetonte atje, në vitin 1964 dhe ata u zhvendosën në Londër kur ai ishte adoleshent.

Iman: Supermodelja Iman dhe familja ikën nga Somalia në vitin 1972,  pas një grushti të rrezikshëm shteti dhe u vendosën në Kenia ku vajza u zbulua dhe nisi rrugën e modeles.