ShowBiz

Ja çfarë thotë Dua pas sulmit në Londër (Foto)

Pas sulmit të mbrëmshëm që ndodhi në Londër, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa.
Ajo është solidarizuar me të gjithë viktimat, përmes një statusi që ajo ka bërë në llogarinë e saj në Twitter.

“Londra shtëpia ime, zemra ime është me ju”, kishte shkruar Dua në statusin e saj në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Nga ky sulm që dyshohet të jetë terroristë, u vranë shtatë civilë dhe 48 të tjerë u plagosen. Ndërkaq tre sulmues janë vrarë nga policia.