Miratimi i reformës në drejtësi është pasqyruar gjerësisht në mediat e huaja të rëndësishme si NBC News, Uashington Post, The Associated Press, etj.
Pothuajse të gjitha mediat vënë theksin se Shqipëria ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.
Agjencia Reuters nëpërmjet një artikulli kushtuar votës unanime në parlament nënvizon se Shqipëria ka kaluar një paketë ndryshimesh mjaft të rëndësishme të cilat janë konsideruar si thelbësore sa i përket rrugës së anëtarësimit të vendit në BE. Në rreshtat e shkrimit është përshkruar edhe tensioni që e karakterizoi procesin. Gjithashtu, Reuters citon edhe zyrtarët e Bashkimit Europian të cilët u shproehën se reforma do t’i japë shqiptarëve një sistem drejtësie më të besueshëm, të pavarur dhe transparent.
Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe the Associated Press, e cila në artikullin e saj thekson se reforma është hap mjaft i rëndësishëm në rrugën e integrimit. Ata nënvizojnë se për hartimin e draftit u deshën 18 muaj negociata me mbështetjen e ekspertëve të BE-së, Shteteve të Bashkaura si dhe të Komisionit të Venecias. Më tej shkruhet se reforma do t’a rifreskojë sistemin e drejtësisë për t’a bërë atë më të besueshëm. Lajmi i the Associated Press është ripostuar edhe nga gjigandët amerikanë të medias, NBC Neës dhe The Ëashington Post.
Nga ana tjetër, Voice of America shkruan se më në fund partitë politike arritën të gjejnë konsesusin për një reformë e cila në rast se nuk do të miratohej do të vendoste në rrezik rrugën europiane të vendit. Me tej, artikulli nënvizon se reforma ka për qëllim t’a bëjë gjyqsorin të pavarur, të aftë për të luftuar korrupsionin si dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve shqiptarë.