Mediumi zviceran “20 minuten” njoftoi se Loredana Zefi është arrestuar mbrëmë.
Loredana Zefi dhe vëllai i saj, Berati, dyshohen për mashtrim dhe kërcënim, shkruan lajmi.net.
Një çift zviceran, Petra dhe Hans pretendojnë se Loredana ua mori 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.
Madje, ata deklaruan se kanë humbur gjithçka si pasojë e mashtrimit që pretendohet se iu bë nga reperja dhe vëllai i saj.
Pas këtyre lajmeve, në llogarinë e Loredanës në Instagram janë bllokuar të gjitha komentet. /Lajmi.net/