Aktuale

Ja çfarë moti do të mbajë sot

Mot me diell dhe kryesisht i qetë do të mbajë sot në gjithë Kosovën.

Sipas Institutit Hideomteroelogjik të Kosovës, mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

“Amplitudat në fushat barike do të shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit. Do të fryje erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare“, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në bazë të ecurive sinoptike mot kryesisht i ngjajshem do të na shoqëroj deri në fund të këtij muaji, me temperatura kryesisht të ngjajshme./KosovaPress/