Mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizojë vendin gjatë dy ditëve të fundjavës.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në të cilin thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet më tej në njoftim.
Java tjetër sërish do të fillojë me reshje shiu. Temperaturat do të jenë në vlerat e mesatareve shumëvjeçare (15-18 gradë Celsius )./KosovaPress/