Manchster City pësoi një debakël mbrëmë nga Liverpool në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua në stadiumin “Anfield” dhe përfundoi me rezultat 3-0 për “The Reds”.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Mohamed Sala, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Sadio Mane, kurse pas përfundimit të pjesës së parë nga kamerat u kap një moment, i cili u interpretua në mënyra të ndryshme.
Mirëpo, ajo e cila po përflitet më së shumti nga shtypi anglez është se, Salah i ishte afruar mbrojtësit të “Cityzens” Aymeric Laporte dhe i kishte kërkuar falje. Pse kjo falje nga Mo Salah, më së shumti thuhet për shkak se gjatë pjesës së parë egjiptiani i kishte shkaktuar shumë telashe me depërtimet e tij mbrojtësit francez dhe për këtë edhe kërkoi falje.
Nëse kjo është e vërtetë, shumë mendojnë se ky gjest, e bënë Mohamed Salah, një futbollist edhe më të madh se sa që është, i cili kërkon falje për lojën e tij dhe nuk i poshtëron kundërshtarët.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që Salah i kërkon falje një lojtari, pasi egjiptianit kjo i kishte ndodhur edhe muajin e kaluar në ndeshjen kundër Watford, ku Salah i kishte shënuar katër gola në atë ndeshje dhe u pa teksa i kërkonte falje portierit grek të Watford, Orestis Karnezis. /Insporti.com