Rajon & Botë

Ja me çfarë foto e ilustron shkrimin Washington Post për ndikimin e Putinit tek Trump (Foto)

Washington Post përmes një shkrimi ku kanë folur për ndikimin e presidentit rus, Vladimir Putin në zgjedhjet e SHBA’së, ku Donald Trump doli fitues, ata kanë ilustruar këtë shkrim me një fotografi ku shihet Putin dhe Trump, mirëpo në të njëjtën shkruan “Kosova është Serbi”

Shkrimi ka të bëjë me agjencinë amerikane të inteligjencës të njohur si CIA, ka konkluduar se Rusia ka intervenuar në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar kandidatin e republikanëve, Donald Trump që të zgjedhjet president, transmeton Gazeta Express.

Fotografia që Washington Post ilustron këtë shkrim është bërë në një mur në Serbi më 5 dhjetor 2016, në të cilën shkruan “Kosova është Serbi”./GazetaExpress/