Aktori Ashton Kutcher dhe bashkëshortja e tij Mila Kunis janë në pritje të një fëmije tjetër. Çifti ka një vajzë dy vjeçare.
Në një intervistë aktori tregon se vajza dy vjeçare Ëyatt Kutcher, përpos që është një vajzë e bukur dhe e lezetshme, ajo gjithashtu është edhe e mençur. Vajza e vogël i di tri gjuhë. Ajo mund të flas dhe të kuptoj gjuhen angleze dhe spanjolle, dhe vetëm ta kuptojë gjuhën ruse.
Aktori Kutcher gjithashtu foli edhe për shtatzëninë e bashkëshortes Mila, e cila është në pritje të një djali. Ai tha se më shumë do të dëshironte të ishte vajzë, sepse tani nuk e di nëse Mila do i japë mundësinë të kenë ende fëmijë.