Rajon & Botë

Ja çfarë bombe përdori sulmuesi që vrau 22 persona në Manchester

Sipas disa informatave të publikuara nga mediat britanike, bomba që u përdor nga kamikazi në sulmin ndaj “Manchester Arena” në qytetin britanik të Manchesterit, ishte bombë e prodhuar me dorë në shtëpi.

Policia e ka përshkruar bombën si mjet i improvizuar shpërthyes i ndërtuar në shtëpi, transmeton Express.

Dëshmitarë kanë thënë për BBC se bomba ishte e mbushur me bulon dhe kundërvidhe.

Ta paktën 22 persona janë vrarë dhe rreth 59 të tjerë janë plagosur në shpërthimin gjatë një koncerti të yllit të popit, Ariana Grande, në Manchester të Britanisë së Madhe.

Mediat britanike raportojnë se në mesin e viktimave ka dhe fëmijë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS./Express/