Besimtarët e krishterë në Kosovë edhe sot festojnë Krishtlindjen, festën kur lindi Jezusi në Betlehem. Një program për këtë festë e ka publikuar edhe Ipeshkvia e Kosovës.
Ja agjenda
Mbahet mesha në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë. (Ora 11:00)
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.
Mbahet mesha në gjuhën angleze, në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë, ora 17:00.
Mbahet mesha në Kishën Shën Ndou në Ulpianë, Prishtinë, ora 18:00.
Sipas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku. Jezusi lindi nga Maria në Betlehem.
Lindja e Krishtit, festohet edhe me 7 janar nga Kisha Ortodokse, sipas kalendarit Julian. Kisha evangjeliste, katolike dhe ajo protestante, festojnë në datat 24 dhe 25 dhjetor, sipas kalendarit Gregorian. Kjo festë me ringjalljen e Krishtit (Pashkët) janë dy festat më të mëdha të të krishterëve. /KosovaPress/