Ajo festoi ditëlindjen e saj të 47-të në shoqërinë e Kim Kardashian dhe Maria Menounos ditën e shtunë në Las Vegas.
Por, kjo nuk duket se ka mjaftuar për Jennifer Lopez.
Ajo bëri edhe një festë tjetër ditën e diel, këtë herë tek The Nobu Villa Suite në Caesar’s Palace.
Kësaj radhe në vend të shoqëruesve femra ajo u pa në shoqërinë e meshkujve shumë të bukur, duke përfshirë edhe futbollistin Cristiano Ronaldo si dhe këngëtarin Fabolos.
Lopez kishte të veshur një kostum ngjyrë të gjelbër i cili shkëlqente, e gjithashtu vinte në pah këmbët e gjata të saj.