Aktuale

Izraeliti lihet i lirë, zbulohet për çfarë shërben pajisja që ju kap në Rinas

Izraeliti Yoram Frik është lënë i lirë pas ndalimit që iu bë në aeroportin e Rinasit pasi posedonte një pajisje misterioze.

Pasi e ka marrë në pyetje nën shoqërinë e një përkthyesi, Policia e Tiranës ka lënë të lirë izraelitin Frig, por i ka mbajtur pasaportën. Sipas të dhënave që siguron Report Tv, pasaporta do i rikthehet pas përfundimit të hetimeve.

Deri në atë periudhë, izraeliti nuk mund të dalë jashtë Shqipërisë dhe është i detyruar të qëndrojë më tej në shtetin tonë.

Zbulohet pajisja misterioze, është vetëm një pajisje detektimi

Ndërkohë zbulohet se për çfarë shërben pajisja misterioze që mbante me vete izraeliti dhe për çfarë shërben ajo. Sipas të dhënave nga Report Tv, bëhet fjalë për një pajisje detektimi, makinacion që shërben për zbulimin e përgjuesve siç janë çimkat apo lloje të tjera pajisje përgjimi.

Në treg kushton vetëm 20 mijë dollarë shumë herë më pak sesa kushton një pajisje përgjimi, çmimi e së cilës arrin deri 300-400 mijë dollarë.

Izraeliti Yoram Frik është lënë i lirë pas ndalimit që iu bë në aeroportin e Rinasit pasi posedonte një pajisje misterioze.