Bëhet e ditur se ushtria izraelite ka organizuar sulm ajror në Rripin e Gazës.Në një njoftim me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se “Avionë ushtarakë të ushtrisë kanë goditur pozicionet e Hamasit në veri të Rripit të Gazës”.Në njoftim pohohet se sulmi ajror është kundërpërgjigje ndaj sulmit raketor nga Gaza të ndërmarrë në orët e mbrëmjes në afërsi të rajonit Sdot Negev të Izraelit.
Paraprakisht u theksua se raketa në fjalë ka rënë në sipërfaqe të zbrazët dhe nuk ka shkaktuar humbje në jetë ose plagosje, raporton Anadolu Agency (AA).Ndërkaq, sulmin me raketë me të cilin Izraeli u arsyetua, nuk e ka marrë përsipër asnjë grup palestinez në Rripin e Gazës.