Izraeli ka konfirmuar ndërtimin e qindra shtëpive të reja në Jeruzalemin e pushtuar Lindor, pasi presidenti amerikan pro-Izraelit Donald Trump mori detyrën.
Kryetari i Komisionit për planifikim dhe ndërtimin e qytetit të Jerusalemit, Meir Turgeman i tha AFP-së: “Tani më në fund mund të ndërtohet.”
Kryeministri izraelit thuhet se ka vonuar miratimin duke pasur parasysh kundërshtimin e Barak Obamas, i cili i zemëruar me Izraelin, lejoi një rezolutë të OKB-së kundër vendbanimeve.
Vendbanimet në Jeruzalemin Lindor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, edhe pse Izraeli e kundërshton këtë.
Në fillim të takimit me kabinetin e tij të dielën, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të flasë me Trump të dielën në mbrëmje.
“Ka shumë çështje mes nesh, duke përfshirë edhe çështjen izraelito-palestineze, situatën në Siri dhe kërcënimin iranian,” tha ai, transmeton KosovaPres