Izraeli dhe Turqia kanë diskutuar mundësinë e ndërtimit të një tubacioni të gazit natyral mes dy vendeve, kështu ka thënë ministri i Energjisë i Izraelit, Yuval Steinitz.
Steinitz është duke e vizituar Turqinë, e cila është vizita e parë e një ministri izraelit qëkur marrëdhëniet mes dy vendeve u prishen para gjashtë vitesh, transmeton Express.
Stienitz u pajtuar në një takim me homologun e vet turk, Berat Albayrak, që të fillojnë një dialog të menjëhershëm mes dy qeverive, për të kontrolluar realizueshmërinë e projektit.
“Kemi diskutuar rreth energjisë në përgjithësi, dhe në veçanti për çështjen e gazit natyral dhe mundësinë për të ndërtuar një tubacion të gazit natyral nga Izraelin deri në Turqi, në mënyrë që të dërgojmë gaz në Turqi dhe Evropë,” ka thënë Steinitz./Express/