Policia e Shkodrës ka dhënë informacion në lidhje me rrugët e bllokuar në këtë qark për shkak të dëborës.
Mësohet se në qarkun e Shkodrës shumë rrugë janë të pakalueshme edhe me zinxhirë për shkak të sasisë së madhe të dëborës.
Situata e rrugëve në Shkodër:
1. Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur “Mali Shoshit”, i pakalueshëm, ka filluar puna për hapjen e këtij aksi.
2.Aksi rrugor Shkodër-Thethë, i pa kalueshëm, në vendin e quajtur “Qafë Thore”.
Vau Dejës
1-Aksi rrugor Shllak-Temal, i pakalueshëm, lëvizja bëhët me mjete lundruese nga liqeni i Komanit.
2- Në aksin rrugor Guri Zi – Mjedë, në vendin e quajtur “Ura Spatharit” në gjatesinë rreth 200m ka akull në rrugë. Eshtë vendosur tabela paralajmëruese si dhe shërbimet e policisë për drejtuesit e mjeteve.
Koplik, Malësi e Madhe
1. Aksi rrugor Qafa e Berdelicit-Vermosh, e pa kalueshme.
2. Aksi rrugor Tamarë-Qafë Berdolecit e kalueshme me zinxhirë, punohet për mbajtjen hapur të rrugës.
Pukë-Fushë Arrëz
1. Aksi rrugor Qafë Mali-Fierzë, i pa kalueshëm, po punohet për hapjen e rrugës.
2. Aksi rrugor Qafë Mali-Qafë Shllak, i pa kalueshëm, po punohet për hapjen e rrugës.
3- Aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë dhe Pukë-Qelës, i pa kalueshëm, po punohet për hapjen e rrugës.
4- Aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë-Qafë Ballshi, i pa kalueshëm.
5- Aksi rrugor Qafë Mali-Fierzë dhe Qafë Shllak-Kukës i pa kalueshëm, po punohet për hapjen e rrugës.
Shërbimet e policisë janë në gatishmëri dhe ndodhen në terren së bashku me mjetet e pastrimit të dëborës me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.