Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se do të votojë për rrëzimin e kësaj Qeverie, duke mos mohuar se ka pas sukses të Qeverisë.
Ajo tha se do të lutet që në këtë Kuvend mos të shoh gaz-lotsjellës, duke mos harruar kurrë veprimin e opozitës që i ka bërë shumë dëm Kosovës.
“Si koalicion nuk arritëm të bëjmë gjërat e rëndësishme në vend, është fundi për të filluar një fillim të ri, urojë të kemi një fushatë të pastër”, tha ajo./KosovaPress/