Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka paralajmëruar se PDK-dega në Vushtrri shumë shpejt prezanton platformën dhe ofertën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Ajo ka shkruar në facebook se departamenti për informim në mbështetje të kandidatit, ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërje prej Xhevahire Izmaku- kryesyese, Shpetim Zhegrova bashkkryesues, Burim Gjaka, Bahri Bivolaku, Lorik Magjuni, Albana Abazi, Nila Osmani, Qamil Sahiti!Izmaku ka thënë se nga nesër aktivitetet e kandidatit tonë do të jenë në llogarinë e re të kandidatit Ferit Idrizi në facebook.