Gjykata e Apelit ka vendosur që nesër të mbahet përsëri një seancë e radhës për udhëheqësin e Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.
Avokati Nebojsa Vlajiq ka thënë për Tanjug se nesër është caktuar të mbahet një seancë tjetër dëgjimore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.
“Ne kemi vënë në dukje se në të dyja veprat penale për të cilat akuzohet Oliver Ivanoviq gjykimi është bërë 13 vjet më parë nga Gjykata e UNMIK-ut”, ka thënë avokati Vlajiq, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu ai ka shtuar se “Gjyqtarët duan të dëgjojnë argumentet përsëri e përsëri në mënyrë që të kontrollojnë dokumentet dhe të thërrasin një dëshmitar shqiptar, i cili në atë kohë ishte gjyqtari hetues e procedura e së cilës është kryer”, ka shtuar Vlajiq.
Në gjykatën e nesërme pritet që gjyqtari i procedurës të dëgjojë ish-gjykatësin hetues të Gjykatës së UNMIK-ut, Mahmut Halimi në rolin e dëshmitarit.
Paneli gjyqësorë i EULEX-it në radhë të parë kishte dënuar Ivanoviqin me nëntë vjet burgim për krime luftë të kryera në Mitrovicë me 14 prill 1999 ndërsa mbrojtja më pas parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.