Aktuale

Ivanov: Shqiptarët duan shtetin e tretë të tyre

Macedonian President Gjorge Ivanov addresses the nation from the presidential office in Skopje, Macedonia, May 27, 2016. President Ivanov said on Friday he decided to revoke partially the pardon for only 22 politicians from total 56 people of the list after a wave of criticism both from EU and U.S. officials and the country’s opposition. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka thënë se nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re Zoran Zaevit, ai do ta prishte pavarësinë e vendit, për shkak se sipas presidentit, do të formonte qeveri me një platformë të një shteti të huaj.

Sipas tij, qëllimi i Deklaratës së partive shqiptare është të barazojë gjuhën shqipe me atë maqedonase.“Deklarata shqiptare do ta prishë Maqedoninë, nga ajo që e njohim deri sot dhe shtetit do t’i jep vetëm dy segmente duke e bërë Maqedoninë shtet etnik dhe fetar të ndryshëm. Humnera do të thellohet edhe më shumë.

Qytetarët dyshojnë në qëllimet e atyre që e kanë përgatitur këtë Deklaratë.Sipas tyre, Maqedonia do të bëhet shteti i tretë shqiptar”, u shpreh Ivanov në një intervistë për gazetën kroate “Globus”, transmeton Klan Kosova.

Ivanov ka folur edhe për qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar se kanë bërë disa gabime. Sipas tij, gabimin më të rëndë e ka bërë BE-ja, ndërsa për deklaratat e tij, tha se janë deklarata me interes për shtetin e Maqedonisë.