Aktuale

Ivanov pret njoftimin zyrtar nga parlamenti që nuk ka qeveri të re

Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Parlamenti, nëse mandatari ka paraqitur ose jo një propozim për përbërjen e Qeverisë së re të Republikës Maqedonisë, presidenti Gjorge Ivanov do të fillojë konsultimet me autoritetet e institucioneve dhe partitë politike, thuhet nga kabineti i presidentit Ivanov.

Duke pasur parasysh kalimin e afatit të parashikuar në nenin 90 të Kushtetutës, Kuvendi është i detyruar të informojë Presidentin nëse mandatari ka paraqitur një propozim dhe program për përbërjen e qeverisë së re – thuhet në qëndrimin nga zyra e presidentit të shtetit.