Aktuale

Ivanov nuk i jep mandatin Zaevit, nuk don platformën shqiptare

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar ta mandatojë për kryeministër liderin e Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), Zoran Zaev.

Në një paraqitje të jashtëzakonshme, sot Presidenti Ivanov tha sa se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike shqiptare, e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar të shtetit të Maqedonisë.

“Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatojë askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare.

Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mos dhënien ashtu siç ndërkombëtaret nuk reaguan për platformës shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar në Tiranë./KosovaPress/