Emri i vajzës së madhe të Presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është Ivanka, edhe pse atë e njeh e gjithë bota me këtë emër. Ajo ka emrin e nënës së saj, që është Ivana.
Ivanka është emërtim ledhatues i vajzave të vogla, që quhen Ivana. Njësoj edhe Vajza e Parë e Shteteve të Bashkuara, – e cila mban emrin e nënës së saj – ka marrë emër ledhatues.
Këtë e kishte shpjeguar edhe vetë Ivanka, e cila është ndër personat më të rëndësishëm të jetës politike të Presidentit Trump, transmeton Express.
Në vitin 2010, Ivanka, nëpërmjet një postimi në Twitter, kishte shpjeguar kuptimin e emrit të saj.
“Emri im i vërtetë është Ivana. Në Çeki, emri Ivanka është versioni ledhatues për fëmijët me emrit Ivana, njësoj siç është Bobby për emrin Robert”, kishte treguar Ivanka.
Ivanka është vajza e madhe e Presidentit Trump me bashkëshorten e tij të parë, çeken Ivana. Ivanka, gjithashtu, është këshilltare e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë. /Express/