Aktuale

Iu gjetën 8550 fara kanabis, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Lushnjës arrestoi një 37-vjeçar të cilit iu gjetën mijëra fara kanabis sativa.

Gëzim Goga u arrestua në fshatin Krutje e Poshtme, gjatë operacionit “Koria”. Atij iu gjetën 1.3 kg kanabis, 8550 fara të kësaj bime, 1 ndezës granate dore si dhe 7 fishekë.

Në banesën e tij policia shkoi pas marrjes së informacioneve paraprake.