Aktuale

Iu dha lamtumira e fundit Armela Segashit

Me lot në sy e pikëllim në fytyrat e familjarëve dhe miqve, iu dha lamtumira e fundit 14 vjeçares Armela Segashi, e cila është vrarë të premten që shkoi në një sulm terrorist në Munih të Gjermanisë.

Në këtë sulm është vrarë edhe Dijamant Zabërgja, 21 vjeçari i cili sot është varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.

Në Podujevë në varrimin e Armelës ishte edhe familja Zabërgja për t’i qëndruar afër familjes Segashi.

Njëjtë edhe familja Segashi ka marrë pjesë në varrimin e Dijamantit që është bërë në orën 14:00.

Përveç qytetarëve të shumtë në varrim ishin edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës, deputetë dhe figura tjera politike./KosovaPress/