Aktuale

Italiani gabon shënjestër, plagos të dashurën në vend të shqiptarit (Video)

Një Italian ka tentuar që të vrasë me thikë një shqiptar, por nuk ia ka dalë dot.

Meditat italiane raportojnë se Alessandro Greco, 30-vjeçar, ka dashur që të qëllojë shqiptarin, por ai ka gabuar, duke i ngulur thikën të dashurës së tij rumune.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte shpërndarës droge dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ishte i shoqëruar nga e dashuri e tij.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar italianin, ndërsa rumunia e plagosur është djergur në spital për mjekim.

Hetimet e para tregojnë se autori është një nga klientët e shqiptarit dhe duket se kanë pasur një mosmarrëveshje parash mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Ragusa, ku dyshohet se shqiptari e kryente veprimtarinë kriminale.