Aktuale

Italianët mashtrojnë njëri-tjetrin në Tiranë, nisin hetimet

Një administrator i një Call Centeri në Tiranë është vënë nën hetim nga policia e Tiranës, i cili akuzohet për mashtrim.

Sipas policisë, nën hetim është shtetasi Salvatore Umberto Pollio, 71 vjeç, banues në Itali, me arsim 12 klasë.

17-vjeçari po hetohet pasi ndaj tij ka ardhur një denoncim nga një shtetas italian, 64 vjeçari, Guido Saverio edhe ky administrator i një tjetër kompanie Call Center.

Në deponimin e tij në prokurori, italiani ka deklaruar se shtetasi Umberto Pollio me anë të mashtrimit, i ka marrë nëpërmjet bankës dhe kesh në dorë 32 mijë euro.

Në këmbim të këtyre parave, ai i ka premtuar se do t’i jepte jepte disa materiale si kompjutera, kamera dhe tavolina, por që me sa duket nuk ja ka dhënë.

Rasti në fjalë pa ndiqet nga efektivët e antikrimit ekonomik, ndërkohë që tashmë edhe prokuroria ka nisur hetimet.