Rajon & Botë

Italia shënon bilancin më të ulët nga pandemia, 99 viktima në 24 orë

Sërish Italia vijon të shënojë ulje të ndjeshme të numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

Që prej fillimit të pandemisë, këtë të hënë është regjistruar bilanci më i ulët ku në 24 orë janë shënuar 99 viktima.

Numri total i viktimave ka kaluar 32 mijë ku specifikisht janë 32,007 të vdekur.

Këtë të hënë janë raportuar dhe 451 raste të tjera pozitive ku në total numërohen 225,886 të infektuar. Numri i pacientëve pozitiv aktiv me COVID-19 janë 66,553.

Edhe numri i të shëruarve vijon të rritet me ritme të shpejta ku ditën e sotme ka pasur 2150 të shëruar të tjerë. Në total 127,326 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19.

Rajonet Basilicata, Calabria, Sardegna, Umbria në 24 orët e fundit nuk kanë pasur raste pozitive.

Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 3,041,366.