Agjencia e Mbrojtjes Civile së Italisë ka kumtuar të enjten se vendi ka raportuar 306 raste të reja me koronavirus përgjatë periudhës 24-orëshe.
Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 245,338, shkruan la Repubblica, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, Gadishulli ka pasur edhe 10 viktima të reja si shkak i Covid-19 përbrenda një dite, sipas agjencisë. Shifrat e përgjithshme të vdekjeve në Itali tani janë 35,092.
Shteti evropian e ka rritur ndjeshëm numrin e testeve; nga 49.318 dje, sot ka realizuar 60,311 teste CPR.