Një shqiptar nga Kosova, 28-vjeç, banues në Bolzano është dëbuar nga Italia, pasi dyshohet për lidhje me “Shtetin Islamik”, ISIS. Shqiptari ishte nën hetim prej disa muajsh nga autoritetet italiane
Ai raportohet se kishte mbështetur aktivitetin e organizatës “Rinia Islamike Kaçanik” ndërsa kishte qenë pjesë e xhihadistëve në 2014 dhe 15 në Siri.
Në përfundim të hetimeve shqiptari nga Kosova është deportuar pas vendimit të firmosur nga ministri i Brendshëm, Marco Minniti. Kosovari është shoqëruar në atdhe nga një avion i nisur nga aeroporti i Milanos.