Arkeologët kanë zbuluar dy vende me varreza të lashta të periudhës romake.
Ato ndodheshin pranë stadiumit Olimpik, ku edhe është shtëpia e dy rivaleve të futbollit Romës dhe Lazios. Aty janë gjetur sarkofagë të lashtë të kohës romake dhe një bazë varrimi, transmeton portali arbresh.info
Zbulimi është bërë i njohur nga qendra e arkeologëve në Romë.
Sarkofagët besohet të jenë vendvarrimet e dy fëmijëve të familjeve të pasura romake, kanë thënë autoritetet kulturore në Romë.
Gjetjet janë dërguar në laboratorë të mbikqyrjes dhe do të restaurohen. Rezultatet e studimit pritet të shfaqen gjatë muajve të ardhshëm.
Zbulime të tilla nuk janë të rralla në Romë. Një shenjë e diellit të karbonizuar u gjet gjatë gërmimeve të kryera në muajin korrik./arbresh.info/