Policia italiane arrestoi 14 persona, pjesëtarë të grupit të drogës shqiptaro-italiane në Brindizi dhe me këtë rast konfiskoi 3,5 tonë marihuanë, në vlerë rreth 35 milionë euro, transmeton ANSA.
Grupi i drogës ishte përcjellë nga policia italiane për një kohë të gjatë, ndërsa gjatë aksionit janë konfiskuar armë, municion dhe objekte lundrimi me të cilat transportohej droga.