Aktuale

Itali, babai shqiptar plagos me thikë të dashurin e vajzës

Xhelozia ndaj vajzës së tij, deri në pikën për të mos pranuar lidhjen me një djalë, ka bërë që 50-vjeçari shqiptar të qëllojë me thikë të dashurin e vajzës 23 vjeç dhe vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në parkun publik “Regina Margherita” në Fabriano në Itali, raporton Ora news.

Mediat italiane shkruajnë se edhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare. Ata u dërguan në spital me plagë në krah dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mjekët italianë kanë deklaruar se duhen 10 ditë për të rikuperuar plagët e marra.