Rajon & Botë

Itali: Aeroplani del nga pista dhe përplaset me makina në rrugë (Foto)

Një aeroplan mallrash ka dal nga pista duke tentuar të aterojë në aeroportin e Bergamos në Itali, dhe ka përfunduar në një rrugë jashtë aeroportit.

Aeroporti “Orio al Serio” në Bergamo u mbyll përkohësisht pasi aeroplani “Boeing 737” që po mbërrinte nga Parisi humbi kontrollin duke ateruar sot herët në mëngjes, raporton Indepdent, përcjell Express.

Aeroplani doli nga pista e rrëshqitshme nga shiu i madh, para se të përplasej nëpër barriera te metalit duke përfunduar në rrugën e cila rrethon aeroportin.

Nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.