Profesori i Hartografisë, Florim Isufi ka deklaruar se komisioni ka ekzistuar një vijë kufitare në mes të dy njësive administrative prej vitit 1945 në hartat topografike deri në vitin 1964, ku mbi atë bazë janë krijuar hartat tjera deri në suspendimin e autonomisë së Kosovës.
Ai duke iu përgjigjur deputetit Sabri Hamiti se a ka ekzistuar një kufi ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili trashëgohet me fjalë në kushtetutën e vitit 74, e dëshmuar përmes hartave si instrument apo provë e tekstit, duke thënë se harta tjera topografike nuk kanë gjetur që përcakton vijën kufitare.
Këtë e ka mohuar Enver Hasani, duke thënë se harta përdoret si interpretues i kufirit të 74-ës./KosovaPress