Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe komisarit të Vetëvendosjes në Tiranë, Elvis Hoxha.
Ai përmes një shkrimi ka thënë se të dy këta janë të zhytur në një sistem politik të krimit, korrupsionit e kontrabandues droge.
“Bëjeni Shqiprinë vend të jetueshëm e me dinjitet. Kjo do të ishte vlera dhe patriotizmi më i madh i Juaji, e mos na shitni kopalla! Tregtarë mashtrues! Burrat e botës, kryeministri Edi Rama, e tjetri anonimusi Elvis Hoxha!? Dy emra të ndryshëm me një të përbashkët, të zhytur në një sistem politik te krimit, korrupsionit e kontrabandes së drogës, me nje qytetari të dorëzuar dhe inekzistente në betejë për vlerat edhe dinjitetin njerezor!”, ka shkruar Kryeziu.
Ai ka mbrojtur deputetin Visar Ymeri, i cili u quajt tradhtar nga zyrtari i VV-së, Elvis Hoxha, përshkak se Ymeri ishte ngritur në këmbë në momentin kur në Kuvend po intonohej himni i Kosovës.
Në Jubilarin e Pavarësisë na paskan mbajtur ders edhe akuzuar, për kufinj e president mbarëkombëtar, për patrotizëm e për tradhti, sepse deputetët e Kosovës paskan respektuar himnin dhe flamurin e Kosoves! Bëni qytetarët shqiptar të jetojnë e të gëzojnë dinjitet, bëjani jetën e jetueshme dhe shtetin Shqipar të respektuar! Pasi t’i bëni këto për shqiptarët dhe Shqipërinë, atëherë, mbroni edhe avanconi të drejtat shqiptare në Maqedoni, Mal te Zi e Serbi! Shkoni, vizitoni, negoconi e ngriteni zërin edhe bëhuni gardian të drejtave të tyre në shtetet e tyre, në mekanizmat dhe institucionet ndërkombëtare!”, ka shkruar Kryeziu.