Aktuale

Ismet Beqiri korri një rezultat modest në zgjedhje

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, në zgjedhjet e 11 qershorit ka korrur një rezultat modest.

Ai ka arritur që t’i fitojë vetëm 8 mijë e 666 vota, me të cilat e ka siguruar edhe ulësen në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën tjetër.

Ndryshe, Beqiri ka shfaqur dëshirën që përsëri të rikandidojë për ta marrë postin e të parit të Prishtinës, por që LDK-ja ende nuk e ka aprovuar këtë.

Ai ka thënë se nëse i besohet kandidatura, fitoren do ta kenë të sigurt. /Express.