Sot gjatë ditës bashkëshorti i anëtarës së PDK-së Arbana Xharrës, Andin Lokaj, ka reaguar pas një statusi të deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili.
Lokaj ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Ismailit, i cili kishte thënë se Xharra është rrahur nga bashkëshorti i saj.
Gazeta Intro ka kontaktuar me Ismailin, i cili ka thënë se nuk është në dijeni për një paralajmërim të till.
“Nuk di çka po ndodh, as nuk jam i informuar aspak ne lidhje me rastin”, ka thënë Ismaili për Gazetën Intro.
Ndryshe, Lokaj nepermjet deklarates se tij ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren me Ismailin i cili po shpif ndaj tij.