Tre ushtarë turq janë vrarë, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur sot gjatë luftimeve me militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), në Siri.
Lajmi është bërë i ditur nga Forcat e Armatosura të Turqisë, transmeton Express.
Njëri nga ushtarët e plagosur është në gjendje kritike, sipas ushtrisë.
Luftimet në al-Bab të Sirisë janë duke vazhduar, njofton ushtria./Express/
Tags:ISIS